SPORT, 13 Nëntor 2022, 14:39

Seria A/ Interi tregon forcën ndaj Atalantës

Seria A/ Interi tregon forcën ndaj Atalantës

Interi ka arritur të marrë tri pikë mjaft të rëndësishme përballë një kundërshtari shumë të fortë si Atalanta, duke fituar në transfertë 2-3.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët arritën të kalonin në avantazh me një nga lojtarët më në formë të skuadrës, Lookman në minutën e 25-të, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqtë nuk vonuan shumë dhe barazuan rezultatin në minutën e 36-të me sulmuesin Edin Xhekon.

1-1 do të ishte edhe rezultatin përfundimtar i 45 minutave të para, ndërsa e pjesa e dytë sjell përmbysje rezultati, pasi do të jetë sërish Xheko qëe  dërgon topin në rrjetë në minutën e 56-të, duke e çuar rezultatin në 1-2.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, mbrojtësi i Atalantës, Palomino do të shënonte një autogol (62'), duke i dhënë avantazhin e dyfishtë kundërshtarit.

Atalanta nuk dorëzohet dhe është pikërisht Palomino që shlyen gabimin dhe shënon në minutën e 77-të, duke ngushtuar rezultatin, por që në fund nuk do të mjaftonte.

Interi merr tri pikë të arta, ndërsa Atalanta pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit.

Seria A/ Interi tregon forcën ndaj Atalantës