SPORT, 14 Nëntor 2022, 09:03

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat derbi i Durrësit, në fushë edhe Partizani në stadiumin e ri. Ja sfidat e ditës së sotme

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat derbi i Durrësit, në fushë edhe

Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 12 me dy sfida interesante për tu rikthyer më pas në muajin dhjetor për shkak të pauzës së Botërorit të Katarit.

Në orën 13:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, do të luhet derbi i Durrësit, Teuta-Erzeni.

Durrsakët e Bledi Shkëmbit ndodhen në vendin e fundit dhe kërkojnë kthesën pas tre ndeshjesh pa fitore, e njëjta gjë vlen edhe për ekipin shijakas të Xhevahir Kapllanit, teksa synojnë triumfin, të cilëve u mungon prej dy takimeve.

Vlen të theksohet se ky takim do të luhet në Rrogozhinë, pasi fusha e stadiumit “Niko Dovana”, i është nënshtruar mbjelljes së barit.

Në orën 16:00, në stadiumin e ri “Partizani”, do të zhvillohet dueli Partizani-Bylis.

Një ndeshje që do të luhet nën dritat e prozhektorëve, e para për të kuqtë nga kryeqyteti në impiantin e ri në kampionat, teksa duan fitoren pas dy humbjeve radhazi.

Ndërsa ballshiotët e Arian Bellait e shohin veten në vendin e parafundit me 5 sfida radhazi pa fitore, duan kthesën me çdo kusht.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat derbi i Durrësit, në fushë edhe

RENDITJA –

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat derbi i Durrësit, në fushë edhe

GOLASHËNUESIT –

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat derbi i Durrësit, në fushë edhe