TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Wolves. Një sukses që e çon në pesë pikë diferencën në krye ndaj vendit të dytë që mbahet nga Mançester Siti. Arsenal duket se është për titull këtë sezon.
Ndeshja zgjati vetëm 16 minuta për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën i ka bërë me shenjë trajnerit Arteta për zëvendësim, pasi volli në fushë. Tekniku e ndërroi menjëherë, duke aktivizuar Vieran. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në të dytën, pikërisht në minutën e 55-të, miqtë zhbllokojnë sfidën me norvegjezin Odegaard, që shfrytëzon mjaft mirë pasimin e Viera. Por ish-lojtari i Real Madrid nuk do të ndalej këtu, pasi 75’ shënon edhe golin e dytë pas një veprimi individual.
