SPORT, 13 Nëntor 2022, 17:28

Roma “harron” shijen e fitores, skuadra e Murinjos shpëton në fund nga humbja

Roma “harron” shijen e fitores, skuadra e Murinjos shpëton

Roma nuk u kthye dot te rezultatet pozitive, teksa sot në "Olimpiko" barazoi 1-1 me Torinon. Miqtë torinez morën epërsinë pas 55 minutash lojë me Linettyn, pas asistit të Singos.

Ekipi i Murinjos fitoi penallti në shtesë por Beloti e ekzekutoi keq në të 90+2'. Gabimin e sulmuesit italian e shleu  Matic që vendosi përfundimisht ekuilibrat në këtë takim në minutën e 94'.

Në këtë sfidë, Marash Kumbulla sërish qëndroi në stol për 90 minuta, tekniku portugez sa vjen e preferon akoma më shumë zgjedhje të tjera në prapavijë.

Roma “harron” shijen e fitores, skuadra e Murinjos shpëton