TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, i cili në 2016-tën udhëhiqte kombëtaren si kapiten për herë të parë në një kampionat europian, ka folur për aventurën e dytë të kuqezinjve, e cila nis më 15 qershor në Gjermani përballë Italisë.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga FSHF, Cana ka uruar kombëtaren shqiptare, ndërsa thekson se ai dhe gjithë ish-kuqezinjtë do të jenë në Gjermani në mbështetje të Shqipërisë.
“Bashkëkombasit e mi përshëndetje! Mungon edhe pak kohë para një kapitulli tjetër historik të sportit dhe futbollit shqiptar, Kampionati Europian 2024. Me plot krenari elementi shqiptar do të jetë prezent për herë të dytë dhe me plot dëshirë dhe kënaqësi unë si Lorik dhe të gjithë ish-lojtarët e ekipit kombëtar do të jemi prezent bashkë me delegacionin për të mbështetur Kombëtaren për ndeshjen me Italinë. Forca shqiptaria dhe sa më lart!”, tha ai.