SPORT, 11 Qershor 2024, 19:38

Zyrtare/ S’ka më dyshime, Inter rinovon me titullarin e mesfushës

Zyrtare/ S’ka më dyshime, Inter rinovon me titullarin e

Tashmë është zyrtare, Nicolò Barella ka rinovuar kontratën me Interin deri më 30 qershor 2029, me një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Ka qenë vetë trajneri Inzaghi që ka dhënë dakordësinë, pasi e shikon italianin si pjesë të rëndësishme të skemave. Mesfushori ka luajtur 37 ndeshje në sezonin që lamë pas, duke realizuar 2 gola dhe duke dhuruar 3 herë pasin e fundit.

Kujtojmë se aktualisht lojtari është i grumbulluar me Italinë në Euro 2024, por prezenca e Barellës në fushë në ndeshjen debutuese ndaj Shqipërisë është në dyshim për shkak të një dëmtimi.