SPORT, 1 Janar 2023, 22:21

Kurioziteti/ Legjenda Pele ishte një portier i jashtëzakonshëm, Santos kaloi vite pa "gardian" zëvendësues

Kurioziteti/ Legjenda Pele ishte një portier i jashtëzakonshëm,

Të thuash se një sulmues që shënoi 1283 gola ishte gjithashtu i dashuruar pas portës është diçka e pazakontë! Futbolli jeton për portën dhe çdo sulmues e kalon jetën e tij duke parë me obsesion portën rivale.

Por në rastin e Pelesë, pasioni i tij për të shijuar futbollin ishte aq i fortë sa ai nuk u kufizua me gola të mëdhenj. Pele pëlqente të luante si portier. Kjo nuk ishte një shaka. Sipas ish-shokëve të tij të skuadrës te Santosi, Pele ishte një portier i jashtëzakonshëm.

Kurioziteti/ Legjenda Pele ishte një portier i jashtëzakonshëm,

Aq sa Santos kaloi vite pa një portier zëvendësues. Gilmar, Manga, Klaudio ose Lala ishin portierë të mrekullueshëm për Santosin, por Pele ishte portieri i dytë i ekipit! Pele një yll me topin nëpër këmbë dhe në duar.