SPORT, 1 Janar 2023, 21:55

“CIES Football Observatory”: Kristjan Asllani, ndër dhjetë të rinjtë më premtues në botë në rolin e tij

“CIES Football Observatory”: Kristjan Asllani, ndër dhjetë

Kristjan Asllani është një ndër dhjetë të rinjtë më premtues në botë në rolin e tij sipas “CIES Football Observatory”, faqes së specializuar së statistikave, për sa i përket pozicionit të regjisorit difensiv ose mesfushorit me tipare mbrojtëse.

Në lidhje me talentin shqiptar së fundmi ka folur edhe presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, që është ndjerë krenar për futbollistin e Kombëtares kuqezi, teksa është shprehur:

“Asllani dhe Viti janë një krenari për ne, i kemi ndjekur që në moshën 10-vjeçare dhe ndihem pjesë e rrugëtimit të tyre. Keqardhja është se nuk kemi forcë t’i mbajmë edhe pak, por jemi Empoli dhe duhet të respektojmë disa parametra”, tha Asllani.