TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çelsi nuk ka shkuar më shumë së barazimi 1-1 në transfertë ndaj Notingham Forest në ndeshjen e parë të vlefshme për vitin 2023.
Edhe pse blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të me anë të Stërling, nuk arritën ta ruanin këtë epërsi.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, më saktësisht në minutën e 63-të, ishte Aurier, që përfitoi nga një rrëmujë në zonë, duke goditur saktë dhe duke përshëndetur rrjetën.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, nga minuta e 63-të, sfida u siglua në shifrat 1-1 dhe nuk prodhoi gola të tjerë. Një rezultat ky që iu shkon më shumë përshtat vendasve të Notingham Forest.
Për Çelsin, ky ishte barazimi i katërt në 16 ndeshje. Blutë e drejtuar nga trajneri Poter, momentalisht renditen në vendin e tetë me 25 pikë. Diferenca e londinezëve me vendin e katërt që mbahet nga Mançester Junajtid është plot 7 pikë. Sfidën e radhës Çelsi do e luajë më datën 5 janar ndaj kampionëve të Mançester Sitit.