SPORT, 1 Janar 2023, 18:25

Goditja e parë e merkatos së janarit, Milani arrin akordin me 24-vjeçarin kolumbian

Goditja e parë e merkatos së janarit, Milani arrin akordin me

Milani nuk humbet kohë, teksa më datën 1 janar, bën goditjen e parë të merkatos. Bëhet fjalë për portierin kolumbian Devis Vaskez, i cili ka arritur akordin me kuqezinjtë dhe pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët e ardhshme.

Gardiani 24-vjeçar është pjesë e Guaranit në kampionatin paraguaian, ndaj Maldini vendosi ta sjellë në Milano për të bërë zëvendësuesin e Majk Menja.

Edhe pse u studiuan shumë alternativa në Itali, drejtuesit e Milanit zgjodhën pikërisht kolumbianin, i cili do të ketë kohë të rritet përkrah një eksperti si francezi Menja, ndërsa rumuni Tatarushanu pritet të lërë kuqezinjtë në fund të sezonit. Vlera në treg e Vaskez sipas Transfermarkt, është vetëm 350 mijë euro.