SPORT, 4 Shtator 2022, 17:09

Skuka mban Partizanin në krye të renditjes, Egnatia merr fitoren e parë ndaj Laçit

Skuka mban Partizanin në krye të renditjes, Egnatia merr fitoren e

Partizani dhe Egnatia ia dolën të siguronin tri pikët në përballjet e sotme, ku "demat" fituan me Bylisin (0-1) ndërsa Laçi u mposht 0-1 nga Egnatia, në javën e tretë të Superiores.

Kurbinasit marrin kështu humbjen e dytë rresht në kampionat. Goli i shënuar nga Delarge në minutën e 46-të do të ishte vendimtar në këtë sfidë, ndërsa vlen të theksohet se përsëri i njëjti lojtar do të shënonte për 2-0 në minutën e 73-të, por pas tri minutash gjyqtari do të anulonte golin për pozicion jashtë loje të Mustës, i cili më parë kishte krosuar për Delargen.

Në takimin tjetër, Partizani është skuadra e momentit në Superiore, pasi demat kaluan edhe Bylisin duke i mposhtur këto të fundit me rezultatin minimal 1-0, ku Skuka si gjithmonë do të vendoste edhe fatin e ndeshjes që në minutën e 46-të të takimit.

Të dy ekipet gjatë pjesës së dytë do të krijonin raste pa fund, por nuk do të mund të finalizonin mundësitë e krijuara duke bërë që ky takim të mbyllej në favorin e të kuqve që tashmë janë liderit e “Abissnet Superiore”, teksa kryesojnë me pikë të plota pas tri ndeshjesh, ndërsa nga ana tjetër ballshiotët mbeten në kuotën e 4 pikëve, duke marrë kështu humbjen e parë për këtë sezon.

Skuka mban Partizanin në krye të renditjes, Egnatia merr fitoren e