SPORT, 16 Maj 2026, 18:31

Skenari i çmendur në Serinë A, 5 skuadrat që pretendojnë Champions mund ta mbyllin me pikë të barabarta. Ja cilat përfitojnë

Skenari i çmendur në Serinë A, 5 skuadrat që

Seria A po shkon drejt fundit të saj, me dy javë që kanë mbetur për t’u luajtur e ku e gjitha vëmendja është përqendruar te lufta për vendet në Ligën e Kampioneve.

Në garë janë Napoli, Juventusi, Milani, Roma dhe Komo të cilat pretendojnë për 3 vendet pas Interit që u rezervohen skuadrave italiane për turneun më të rëndësishëm për klube.

Por dy ndeshjet e fundit, mund të përfundojnë me një skenar të çuditshëm ku të gjithë këto skuadra, mund ta mbyllin me pikë të barabarta.

Nëse në dy ndeshjet e mbetura Napoli merr 1 pikë, Juventus 3, Milani 4, Roma 4 dhe Komo 6, atëherë të gjitha do ta mbyllnin në kuotën e 71 pikëve.

Në këtë moment, do të hynte në fuqi vetëm renditja e përballjeve direkte të këtyre klubeve, me pikët që ka siguruar secili prej tyre. Në bazë të rezultateve, vendi i dytë do i shkonte Milanit, me 13 pikë të siguruara në përballjet direkte, duke lënë pas krahëve Napolin dhe Komon me 12 pikë, si tre skuadrat që do të shkonin në Champons.

Me këtë hipotezë të bujshme, Juventusi me 9 pikë dhe Roma me 6 pikë, do të ishin të detyruara të luanin në Ligën e Europës në edicionin e ardhshëm. /Panorama Sport/