TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

28 ditë saktësisht para ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, në orët e fundit 48 kombëtare kanë filluar të komunikojnë listat e pre-thirrurve, pak a shumë të gjata. Te bardhezinjtë janë të pranishëm Holm, në Suedi, dhe Bremer në Brazil. Duken të sigurt për një biletë për SHBA, Kanada dhe Meksikë: Kenan Jildiz me Turqinë, Ueston MeKeni me Shtetet e Bashkuara, Xhonatan Dejvid me Kanadanë, Fransisko Konseisao me Portugalinë dhe Juan Kabal me Kolumbinë.
Ende në dyshim Teun Kopmeiners, i rikthyer mes të thirrurve të Holandës vetëm në mars. Sipas informacioneve që vijnë nga Franca, nuk duhet të jenë mes lojtarëve të zgjedhur nga Deshamp as Pierr Kalulu, as Kepren Turam, për më tepër i shqetësuar në javët e fundit nga një problem në gju. Në total, do të jenë 7, ose maksimumi 8 nëse ish-lojtari i Atalantës arrin të bindë Komanin, lojtarët e Juves që do të luajnë Botërorin 2026. Në çdo rast, është shifra më e ulët në shekullin e ri.
Juve, nga ana tjetër, ka qenë pothuajse gjithmonë skuadra e Serie A që ka dhënë më shumë lojtarë për kombëtaret në prag të kompeticionit më të madh ndërkombëtar. Rekordi i fundit daton në 2006, kur 13 juventinë morën pjesë në Botërorin gjerman, 8 prej të cilëve (4 për secilën palë) kundërshtarë në finalen mes Italisë dhe Francës. Vetëm për Afrikën e Jugut 2010, si këtë vit, “Zonja e Vjetër” kishte dhënë për kombëtaret më pak se 10 lojtarë (9) dhe, jo rastësisht, vinte nga rënia pas Calciopoli dhe sezoni i vështirë me Ferrara dhe Xakeroni në stol.
Atë vit, Interi i “Tripletës” ishte mbreti i të thirrurve në Serie A, me 10. Primati i Juves u konfirmua më pas në 3 edicionet e fundit (Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022), përkatësisht me 12, 11 dhe 11 të thirrur, megjithëse në dy raste nga tre Italia mungonte. Si këtë herë, kur megjithatë, me shumë gjasa, do të jetë një nga ekipet e Milanos që do të sjellë më shumë lojtarë në Botëror.