SPORT, 16 Maj 2026, 17:10

Di Marcio jep lajmin e bujshëm për Milanin, një drejtor sportiv shqiptar është gati të zëvendësojë Igli Taren

Di Marcio jep lajmin e bujshëm për Milanin, një drejtor sportiv

Viktor Bezhani mund të jetë drejtori sportiv i Milanit, pasi rrugët me Igli Taren të ndahen. Ky është lajmi i bujshëm, që Xhanluka Di Marcio ka raportuar sot.

Bezhani është aktualisht pjesë e Tuluzës në Francë. Ky klub është pjesë e RedBird, për këtë pronarët e Milanit e konsiderojnë si opsion.

Drejtori Bezhani konsiderohet si ekspert në rritjen e talenteve. Për merkaton e kaluar të verës është përmendur rasti kur Kanvot u shit te Kristal Palas për 23 milionë euro.

“RedBird” ka konsideratë për punën e Bezhanit në Francë. Në anën tjetër, largimi i Tares duket i pashmangshëm nga kuqezinjtë.