TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas “Kiker”, trajneri i kombëtares Julian Nagelsman dhe stafi i tij po konsiderojnë të nominojnë Manuel Nojer për Kupën e Botës. Por cilat kanë qenë paraqitjet e 40 vjeçarit këtë sezon? Në ditët e mira, Manuel Nojer vazhdon të tregoj nivel botëror, pa asnjë dyshim.
Në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ai ka marrë notë të mirë në 6 nga 11 ndeshje, me tre paraqitje të veçanta: në fitoren 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madrid, ku kapiteni tregoi reflekse mahnitëse. Ai mori gjithashtu notë të lartë në fitoren 2-1 në Paris dhe një tjetër në barazimin 1-1 në gjysmëfinale ndaj PSG, ku ndeshja mund të ishte mbyllur më herët pa pritjet e tij. Megjithatë, ka pasur edhe dy ndeshje të vështira në skenën ndërkombëtare, të vlerësuara me notë të ulët. Në humbjen 1-3 ndaj Arsenalit, Nojer nuk u duk mirë në një gol nga goditja këndore dhe më pas gaboi në daljen e tij para golit të fundit. Ndërsa në shtëpi ndaj Real Madrid, një pasim i gabuar pas 30 sekondash çoi në golin e parë.
Notat janë një tregues i rëndësishëm, por për Nojer në Bundesligë ato shpesh janë problematike. Shpesh ai nuk vihet shumë në provë dhe merr nota të mira. Sipas të dhënave, ai ka bërë tre gabime të qarta që kanë sjellë gola në Bundesligë: ndaj Union Berlin, Hofenhajm dhe Frajburg. Por çfarë portieri është plotësisht i përsosur? Sidomos në një ligë ku shumë skuadra nuk kanë mbrojtje të fortë. Në fakt, Nojer ka pësuar gol vetëm një herë çdo 95 minuta në 21 paraqitje, më mirë se çdo portier tjetër titullar.
Megjithatë, ai ka vetëm një pritje çdo 58 minuta dhe përqindja e pritjeve të tij është 62%, ku disa portierë kanë rezultate më të ulëta. Manuel Nojer ka qenë gjithmonë i fortë me topin në këmbë. Përqindja e pasimeve të sakta është 81%, e tejkaluar vetëm nga Peter Gulaksi dhe pasardhësi i tij i mundshëm, Jonas Urbig. Kandidatët e tjerë të kombëtares gjermane kanë statistika më të ulëta në këtë aspekt.
Notat dhe statistikat janë të rëndësishme, por edhe përshtypja vizuale. Është e qartë se Nojer ende transmeton personalitet dhe siguri në fushë. Ai nuk ndikohet lehtë nga gabimet dhe vazhdon lojën e tij. Megjithatë, dëmtimet në pulpë e kanë detyruar shpesh të pushoj. Ky problem do të ishte më i vogël në Kupën e Botës, pasi Gjermania luan ndeshjen e dytë në grup pas gjashtë ditësh dhe të tretën pas pesë ditësh. Gjithçka tjetër do të varet nga paraqitjet e tyre.