SPORT, 26 Prill 2026, 16:49

Skena të çmendura në Turqi, tifozët hynë në ring dhe rrahën brutalisht boksierin rus (VIDEO)

Skena të çmendura në Turqi, tifozët hynë në ring

Një turne boksi në qytetin turk Trabzon u shndërrua në kaos, pasi një përballje për titullin e kampionit të botës të Universal Boxing Organization (UBO) përfundoi me përleshje masive.

Në ring u përballën boksieri turk Emirhan Kalkan dhe rusi Sergei Gorokhov. Sipas “Caliber.Az”, duke cituar mediat turke, në raundin e tretë shpërtheu një konflikt mes dy sportistëve, i cili u përshkallëzua shpejt në përplasje fizike.

Situata doli jashtë kontrollit kur incidenti u përhap edhe jashtë ringut, ku u përfshinë anëtarë të të dy ekipeve, si dhe disa spektatorë.

Për shkak të përleshjes, dueli u ndërpre, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e incidentit.

Për më shumë shikoni pamjet.