TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ka kthim pas në Romë, por Marash Kumbulla largohet edhe nga Serie A, duke nisur një aventurë të re në Spanjë. Në mënyrë surprizë, qendërmbrojtësi kuqezi ka zgjedhur La Liga për të vijuar karrierën e tij teksa këtë të shtunë është prezantuar zyrtarisht tek ekipi i Espanyol.
Klubi i Romës me anë të një komunikate për mediat ka bërë me dije se Kumbulla është transferuar tek Espanyol në formë huazimi deri më 30 qershor 2025, një sezon i plotë në Barcelonë.
Kumbulla është prezantuar zyrtarisht tek ish klubi i Keidi Bares. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju, Kumbulla u largua nga Roma në janar të këtij viti për t’u transferuar te Sassuolo, aventurë e cila përfundoi në fund të sezonit të shkuar. Ashtu siç pritej, Kumbulla nuk bënte pjesë në planet e De Rossit, ndërsa drejtuesit e klubit roman e lëshuan sërish në formë huazimi, por tek Espanyol.