SPORT, 10 Janar 2022, 21:36

Sirena nga Premier Liga për Muriqin, sulmuesi drejt largimit nga Lacio

Sirena nga Premier Liga për Muriqin, sulmuesi drejt largimit nga Lacio

Vedat Muriqi nuk po luan rregullisht tek Lacio edhe pse në krye erdhi Mauricio Sarri. Sulmuesi nuk shihet nga tekniku si zgjedhje e parë dhe për këtë arsye ai mund të largohet nga klubi.

Sipas mediave italiane për kosovarin ka shfaqur interes skuadra e Lidsit në Premier Ligë. Klubi ndodhet në një pozicion të keq në kampionat, ku ndodhet në vendin e 16 me 19 pikë të grumbulluara.

Muriqi shihet si një opsion i mirë për sulmin, duke parë që deri më tani ata kanë shënuar vetëm 21 gola në Premier Ligë.