TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ivan Balliu ishte protagonist për Rajo Vajekanon në ndeshjen kundër Real Betis, të mbyllur në barazim 1-1. Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e barazimit, duke evituar humbjen e Rayos.
Ishte minuta e 71-të kur 30-vjeçari i lindur në Spanjë (tri ndeshje me kombëtaren shqiptare), tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente brenda zonës kundërshtare.
Ky ishte goli i parë për Balliun këtë sezon në La Liga. Me këtë realizim ai bëhet futbollisti i dytë i Kombëtares që shënon në La Liga, pas Valdet Ramës.
Vendi i shtatë me 31 pikë për Rajo Vajekanon në La Liga, ndërsa Real Betis renditet në vend të tretë.