SPORT, 9 Janar 2022, 22:54

Interi mposht Lacion dhe rimerr kreun e Serisë A

Interi mposht Lacion dhe rimerr kreun e Serisë A

Interi është kthyer përsëri në kreun e renditjes të Serisë A me një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë si Lacio. Zikaltërit kanë triumfuar 2-1 në “San Siro” duke i rrëmbyer përsëri vendin e parë Milanit.

Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me një predhë të Bastonit në minutën e 30-të.

Pesë minuta më vonë ishte Imobile, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe shënoi golin e barazimit për Lacion.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, edhe pse zikaltërit dominuan me lojë.

Në pjesën e dytë Interi kalon në avantazh me Skriniar në minutën e 67-të.

Bastoni krosoi një top mjaft të bukur në drejtim të Skriniarit, i cili nuk gaboi me kokë.

Inter tashmë merr kreun me 49 pikë edhe pse me një ndeshje më pak.