TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, edhe pse në moshën 40-vjeçare, ka arritur një rekord të ri.
Ai shënoi në fitoren 3-0 të Milanit ndaj Venecias. Skuadra italiane bëhet "viktima" e 80-të e suedezit në pesë ligat më të mira.
Ibrahimovic bëhet lojtari i dytë që e arrin këtë rekord pas Kristiano Ronaldos.
Portugezi e arriti këtë rekord me golin e shënuar ndaj Burnleyt në 30 dhjetor të vitit që lamë pas.
Mosha është vetëm një numër për Ibrahimovic. Suedezi vazhdon të jetë protagonist për skuadrën e Milanit.