SPORT, 10 Janar 2022, 13:53

Mbylli sezonin me bardhezinjtë, Interi mesazh për Kiezën

Mbylli sezonin me bardhezinjtë, Interi mesazh për Kiezën

Dëmtimi i rëndë që Frederiko Kieza mbrëmjen e djeshme, ka goditur jo vetëm Juventusin, por të gjithë futbollin italian.

Klubi i parë që ka komentuar për këtë dëmtim ka qenë Interi, rivali i përjetshëm i bardhezinjve. “Paç fat Frederiko Kieza, ne po presim të shohim sërish në fushë për sfida të tjera të mëdha” reagoi Interi në Twitter.

Ky reagim vjen direkt para sfidës së Superkupës të Italisë pikërisht midis Interit dhe Juventusit, e cila do të luhet të mërkurën në mbrëmje.