TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjyqtarja holandeze e futbollit, Shona Shukrula ka njoftuar se është zyrtarisht në një lidhje me futbollistin Jeff Hardeveld. Një histori shumë e bukur dashurie, për shkak dhe të takimit të pazakontë midis tyre.
Shukrula gjykon në kategorinë e dytë holandeze, ku Hardeveld është lojtar i “FC Emmen”. 30 vjeçarja ishte në detyrën e katërt zyrtare për përplasjen midis Emmen dhe FC Eindhoven më 13 gusht 2021.
Fatkeqësisht për Hardeveldin, ai u përjashtua në atë ndeshje me karton të kuq dhe ekipi i tij pësoi një disfatë 1-0, por me sa duket në atë mbrëmje ai do të takonte dhe dashurinë e jetës. Hardeveldin i ra në sy të Shukrulës teksa kaloi përpara saj, poshtë tunelit. Botimi holandez “Telegraaf” raporton se ky është vendi ku dyshja janë takuar për herë të parë.
Tashmë çifti sportiv ka bërë të ditur se janë zyrtarisht bashkë, teksa ndodhen në një arratisje romantike për të kaluar Vitin e Ri në Romë.
Shukrula shkroi në Instagram: “Është zyrtare @jeffhardeveld”, me një foto të çiftit të lumtur të përqafuar.
Hardeveld gjithashtu postoi një foto në Instagram, por e mbajti titullin të shkurtër dhe të ëmbël për ‘2022’, shoqëruar me një emoji me yll dhe zemër .
Shukrula ka qenë arbitri për KNVB (FA Holandeze) që nga sezoni 2009/2010, dhe u bë një gjyqtar i kualifikuar nga FIFA në 2017.
Më pas në vitin 2020 ajo filloi detyrat e katërta zyrtare në divizionin e dytë holandez, ku u takua me Hardeveld.