SPORT, 9 Tetor 2024, 13:45

Ngjarje tragjike/ Futbollisti vritet me armë zjarri në rrugë, humbin jetën edhe dy shokët e tij

Ngjarje tragjike/ Futbollisti vritet me armë zjarri në rrugë,

Futbolli brazilian është tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur si Rikardinjo.

Sulmuesi i ri i Remos (klub që luan në nivelin e tretë të futbollit të Brazilit) humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri në Marituba, në rajonin metropolitan të Belem, në shtetin Pará.

Përveç 22 vjeçarit, edhe dy persona të tjerë, Daivison Lucas da Silva Braga dhe Flávio de Jesus Souza, u vranë nga të shtënat.

Sipas dëshmitarëve, të tre ishin ulur në një stol pas një ndeshjeje futbolli amatore të luajtur në një stadium lokal, kur një makinë e zezë u afrua. Një nga personat brenda makinës hapi zjarr ndaj tyre duke i vrarë.