TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Krahas Jonas Urbig, Ja mal Musiala ishte protagonisti i fitores 2-1 në Eindhoven. Pas gati shtatë muajsh, 22 vjeçari u rikthye në formacionin titullar dhe shënoi menjëherë. Vështrimi i Jan-Kristian Dresen përshkoi sallën në hotelin e ekipit, duke kërkuar Jamal Musialën, të cilin drejtori ekzekutiv i Bajernit e dalloi më në fund në një tavolinë pranë Alfonso Dejvis. “U gëzova shumë për ty për atë gol pas dëmtimit të gjatë,” i tha ai. Të pranishmit i dhanë menjëherë Musialës një duartrokitje të veçantë, siç kishte sugjeruar Dresen.
Për herë të parë që nga dëmtimi i rëndë, 22 vjeçari ishte sërish në formacionin titullar të Bajerni, pasi më parë kishte luajtur vetëm disa minuta. Ndërsa katër ditë më parë nuk ishte dukur në formën e tij më të mirë, në Eindhoven ai tregoi shenjat e para të përmirësimit. “Pashë 45 minutat e para të lojës së tij dhe mendova se ishte në gjendje mjaft të mirë fizike. Pastaj doli për pjesën e dytë dhe pas pesë minutash mendova se kishte mbaruar, ishte i rraskapitur,” tha Vinsent Kompani me të qeshur.
Kjo ndodhi pjesërisht sepse fillimisht e mbajti Musialën në fushë. “Por ai gjithsesi gjeti energjinë për atë moment,” shtoi trajneri, duke iu referuar golit. Përfundimi i Kompanisë: “Tani kemi një ide të përafërt për nivelin e tij të formës. Sot nuk kishte absolutisht asnjë presion mbi paraqitjen e tij. Ai na ndihmoi, gjë që është e mirë për të ardhmen.” Goli erdhi në minutën e 58 dhe katër minuta më vonë Musiala u zëvendësua. Plani për të është po aq i qartë sa edhe i njohur: të grumbulloj minuta, të rrisë formën e ndeshjes dhe të jetë në kulm për fazën vendimtare të sezonit duke nisur nga marsi. “Kemi vënë re ditët e fundit se ai thjesht po kënaqet.
Është jashtëzakonisht i përulur dhe mirënjohës që është sërish në fushë dhe mund të luaj pa asnjë presion për momentin. Askush nuk pret mrekulli prej tij,” shpjegoi drejtori sportiv Maks Eberl, duke shtuar: “Ai luajti një ndeshje shumë të mirë pas një kohe kaq të gjatë. Fakti që e shpërbleu veten me një gol është një histori e mrekullueshme.” Dhe një histori që, meqë ra fjala, i mbylli menjëherë çdo diskutim të panevojshëm nëse ka vend për Musialën dhe Lenart Karlin njëkohësisht në formacionin titullar. Goli ishte rezultat i një bashkëpunimi mes të dyve. Bajerni nuk mund të ketë kurrë mjaftueshëm futbollistë të mirë. Me Musialën, ata kanë rikthyer një shumë të mirë.