TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani tashmë i përket zyrtarisht vetëm presidentit Geri Kardinale, që zotëron “RedBird”. Kështu largohet Eliot, i cili ishte pjesë e titullit të fundit kampion në vitin 2022.
“REDBIRD CAPITAL PARTNERS PËRFUNDON RIFINANCIMIN E AC MILANIT”
Strukturat e reja të borxhit krijojnë fleksibilitet financiar afatgjatë dhe eliminojnë huatë e lidhura me blerjen e klubit në vitin 2022.
RedBird Capital Partners njoftoi sot përfundimin me sukses të një rifinancimi që forcon strukturën e kapitalit të AC Milanit dhe fleksibilitetin e tij financiar afatgjatë.
Transaksioni rifinancon financimin nga shitësi, të lidhur me blerjen e klubit, i ofruar fillimisht nga subjekte të këshilluara nga Eliott Advisors UK Limited (“Elliott”) në kuadër të blerjes së AC Milanit nga RedBird, dhe e zëvendëson atë me financim të ri institucional të borxhit të strukturuar nga Comvest Credit Partners.
Ky rifinancim përafron strukturën e kapitalit të klubit me objektivat strategjike dhe operative afatgjata të RedBird për AC Milanin, si pronari i vetëm me kontroll të plotë i klubit. Si pjesë e transaksionit, Partneri Menaxhues i Eliott, Gordon Singer, dhe Menaxheri i Asociuar i Portofolit, Dominik Mitshel, do të largohen nga Bordi i AC Milanit. Nuk janë bërë ndryshime të tjera në Bord apo në ekipin drejtues, duke ruajtur vazhdimësinë në qeverisjen dhe mbikëqyrjen operative të klubit.
Geri Kardinale, Partner Menaxhues i RedBird dhe President i AC Milanit, u shpreh:
“Gjatë tre viteve të fundit, kemi punuar për të forcuar vazhdimisht performancën financiare dhe sportive të AC Milanit, duke e rikthyer klubin në rentabilitet dhe duke ndërtuar një bazë të fortë e më të qëndrueshme për të ardhmen. Pronësia jonë e AC Milanit udhëhiqet nga një angazhim afatgjatë ndaj klubit, rolit të tij udhëheqës në qytetin e Milanos dhe trashëgimisë së tij si një nga klubet më të suksesshme të futbollit evropian në botë. Me projektin e San Siros tashmë në zhvillim, jemi edhe më të sigurt për drejtimin e klubit dhe aftësinë tonë për të mbështetur rritjen dhe suksesin e tij të vazhdueshëm. Do të vazhdojmë të identifikojmë mundësi për të rritur vlerën, duke e ngritur AC Milanin dhe qytetin e Milanos në skenën botërore”.
Gordon Singer tha:
“Jemi krenarë për atë që AC Milani ka arritur që nga momenti kur Eliott e bleu klubin në vitin 2018. Nën pronësinë e Eliott dhe më pas të RedBird, performanca financiare dhe sportive e klubit është përmirësuar ndjeshëm dhe skuadra ka fituar dy trofe madhorë, përfshirë Skudeton e sezonit 2021/22. Administrimi i një institucioni historik si AC Milani është një përgjegjësi e madhe dhe i urojmë RedBird-it sukses të vazhdueshëm në të ardhmen”.