SPORT, 29 Janar 2026, 18:45

Probleme të mëdha për Çelsin në Champions, detyrohet të luajë në stadium neutral nga UEFA për shkak të rregullores

Probleme të mëdha për Çelsin në Champions, detyrohet

Çelsi ia doli që të siguronte një vend në tetëshen e parë në Ligën e Kampioneve, duke shmangur play-off. Por blutë kanë mbetur shumë të pakënaqur për faktin se Arsenali dhe Totenhemi siguruan vende sipër tyre në renditjen e përgjithshme, pasi kësisoj, kanë humbur avantazhin që i siguronte UEFA për këtë pikë të turneut.

Sipas rregullores së re, të gjitha ekipet e tetëshes së parë do të kishin avantazhin e fushës në favor në ndeshjet e fazës 1/16, me takimin e dytë që luhet në fushën e tyre. Por Çelsi në këtë rast bie viktimë e një rregulli të qartë të UEFA-s. Kjo e fundit ka saktësuar se në një qytet të caktuar mund të luhet vetëm një ndeshje në një natë të Ligës së Kampioneve. Rregulli i renditjes së përgjithshme i jep përparësi Arsenalit dhe Totenhemit që do të ndahen mes të martës dhe të mërkurës në ndeshjet e marsit, ndërsa Çelsi ka tashmë dy zgjedhje përpara.

E para është që të dorëzojë avantazhin e fushës, pra të luajë ndeshjen e parë në fushën e vet dhe të dytën në atë të kundërshtarit potencial. Ndërsa e dyta është që të luajë në një stadium tjetër, të paktën 50 kilometra larg, siç përcakton rregullorja e UEFA-s, duke ruajtur faktorin fushë. Londinezët kanë kohë deri në mars për të bërë zgjedhje e tyre, me opsionin e dytë që duket më i mundshmi sipas mediave angleze, pasi nuk duan t’i dhurojnë një avantazh të qartë rivalëve.