SPORT, 30 Janar 2026, 16:08

Fati e vendosi sërish përballë Realit në Champions, Murinjo do të rikthehet në “Santiago Bernabeu”: Jeta vazhdon…

Fati e vendosi sërish përballë Realit në Champions, Murinjo

Shorti i Ligës së Kampioneve e ka vënë sërish përballë Real Madridin kundër Benfikës.

Kështu trajneri Zhoze Murinjo do të kthehet sërish në ish-shtëpinë e tij “Santiago Bernabeu”.

Pas rrotullimit të goglave në Nion të Zvicrës, trajneri portugez reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Special One” shfaqet në zyrën e tij duke analizuar Tondelan, kundërshtarin e radhës të Benfikës në ligën portugeze, me mbishkrimin: “Jeta vazhdon”.