SPORT, 31 Janar 2026, 12:55

Vedat Muriqi është sulmuesi me më shumë ndikim në Evropë,shifra të pabesueshme, lë pas yje si Mbappe e Haaland

Vedat Muriqi është sulmuesi me më shumë ndikim në

Vedat Muriqi po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë duke u kthyer në protagonist absolut në një kampionat si La Liga. Numrat e Muriqit janë fantastike deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 14 gola duke lënë pas yje të futbollist botëror si Lewandowski, Yamal, Vinicius e shumë të tjerë. Më saktë vetëm Kylian Mbappe ka bërë më mirë se sa “bomberi” dardan në Spanjë me 21 gola.

Pavarësisht këtij fakti, Muriqi po vendos një rekord të pabesueshëm pasi aktualisht është sulmuesi me më shumë ndikim për ekipin e tij. Mallorca ka realizuar 24 gola deri në këtë pikë të sezonit, por 14 prej tyre i ka shënuar vetëm Muriqi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar 58,3% të golave të Mallorcas.

Në këtë statistike, Muriqi ka lënë pas Mbappe, me francezin që ka realizuar 46,7% të golave të Real Madrid, ndërsa në vendin e tretë me 42,6% të golave renditet Erling Haaland. Aktualisht, Muriqi është sulmuesi me më shumë ndikim në ekipin e tij në të gjithë Evropën.