TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëse do të realizohet një afrim i tij i mundshëm në stolin e Liverpulit, Çabi Alonso mund të sjellë një revolucion sa i takon rindërtimit të skuadrës, sipas vizionit të tij.
Në një raportim të bërë sipas mediave spanjolle, Alonso ka identifikuar disa lojtarë të Liverpulit, të cilët do të ishin të disponueshëm për shitje në të ardhmen e afërt, në mënyrë që klubi të gjenerojë fonde të rëndësishme, të cilat do t’i investonte gjatë verës. Sipas “Givemesport”, fillimisht, Alonso thuhet se është i gatshëm të lejojë largimin e Ibrahima Konate, i cili do të largohej këtë verë si lojtar i lirë. Francezi ka qenë objekt kritikash të shumta gjatë sezonit aktual, pavarësisht se më herët ishte lidhur me klube si Real Madrid dhe PSG.
Gjithashtu, tekniku do të ishte i gatshëm të heqë dorë nga MekAllister dhe Ryan Gravenberh, dy lojtarë me kontratë deri në vitin 2028. Të dy kanë pasur vështirësi për të gjetur formën e tyre më të mirë këtë sezon, por largimi i tyre do të ishte i papritur, duke pasur parasysh rolin kyç që luajtën në sezonin e kaluar, kur “Reds” fituan titullin. Sa i takon sulmit, Kody Gakpo është një tjetër emër që mund të largohet nëse Alonso merr drejtimin e ekipit.
Vendimi pritet të shihet sesi do të pritet nga një pjesë e tifozëve, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për aktivizimin e vazhdueshëm të holandezit, pavarësisht paraqitjeve. Ndërkohë, largimi më i bujshëm mund të jetë ai i Mohamed Salah, me egjiptianin që raportohet se po shqyrton mundësinë për t’i dhënë fund aventurës së tij në “Anfield” pas nëntë vitesh. E si zëvendësues ideal për 33-vjeçarin, në radarët e klubit përmendet Olise i Bajernit. Nëse projekti-Alonso do të konkretizohej, atëherë Liverpuli mund të përballet me një transformim të thellë, duke shënuar fillimin e një epoke të re.