SPORT, 27 Maj 2023, 18:58

Zyrtare, pas fitores Bayern Munich shkarkon Kahn dhe Salihamdizic

Zyrtare, pas fitores Bayern Munich shkarkon Kahn dhe Salihamdizic

Bayern Munich ka shkarkuar Oliver Kahn dhe Hasan Salihamdizic nga postet drejtuese pas fitores së Bundesligës.

Dy drejtorët janë larguar nga Bavarezët, si shkak të keqmenaxhimit të këtij sezoni dhe mos arritjes së objektivave – në mesin e tyre Liga e Kampionëve.

“Oliver Kahn nuk është më drejtor ekzekutiv i FC Bayern München AG. Do të plotësohet edhe posti i drejtorit sportiv Hasan Salihamdizic. Kështu vendosi bordi mbikëqyrës i kampionëve të rekordeve gjermane”.

“Jan-Christian Dreesen, 55 vjeç, do të marrë detyrën nga Kahn. Pasardhësi i Hasan Salihamidžić ende është duke u shqyrtuar”, thuhet në komunikatën e Bavarezëve.

Kahn ishte drejtor ekzekutiv, ndërsa Salihamidzic si drejtor sportiv te 33 herë kampioni i Bundesligës.

Bayern Munich ka fituar titullin kampion të Bundesligës për të 11-ën herë me radhë, duke mposhtur Kolnin në udhëtim me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 34-të.

Zyrtare, pas fitores Bayern Munich shkarkon Kahn dhe Salihamdizic