SPORT, 11 Nëntor 2023, 11:07

Sfida me Milanin, ylli i Kombëtares dhe kapiteni i Shpresave janë gati për kuqezinjtë

Sfida me Milanin, ylli i Kombëtares dhe kapiteni i Shpresave janë gati

Me 13 pikë që i vlejnë për vendin e 13-të, Leçe “noton” në ujëra të sigurta në kampionat. Ekipi ku militojnë shqiptarët Medon Berisha dhe Ylber Ramdani sot në 15:00 do të presë Milanin për një ndeshje të vlefshme për javën e 12-të të Serisë A.

Ramadani është një nga pikat kyçe të kuqeverdhëve dhe sot pritë të jetë titullar për të 12-ën herë radhazi. Përveç se kundër Juves, kur qëndroi në fushë për 69 minuta, shqiptari ka qenë lojtari më i përdorur nga trajneri D’Aversa për një total prej 969 minuta në fushë pa kohët shtesë.

Praktikisht ka thyer murin e 1000 minutave me Leçen. Sa i përket Berishës, ai nuk ka debutuar në Serinë A pavarësisht se është kapiten i ekipit të të rinjve, ndërkohë që mund të krenohet me 90 minuta në Kupën e Italisë.