SPORT, 26 Dhjetor 2021, 10:49

SERIA A/ Nga Vlahoviç tek Lautaro, ja bomberat e 2021-shit (FOTO)

SERIA A/ Nga Vlahoviç tek Lautaro, ja bomberat e 2021-shit (FOTO)

Cilët ishin sulmuesit më të suksesshëm të vitit 2021? Duke analizuar golat e sulmuesve të Serisë A në vitin kalendarik, “Transfermarkt.it” nxjerr një renditje të dhjetë më të mirëve në këtë aspekt.

Në krye është Dushan Vlahoviç me 33 gola, i ndjekur nga Çiro Imobile me 24 gola dhe nga Lautaro Martinez me 22. Më pas Zapata (21), Berardi dhe Insinje (18), Muriel, Ronaldo, Simi dhe Zhoao Pedro (17). Rritja e “Demit” argjentinas ka qenë konstante e së bashku me Lukakun vjet ishte ndër kontribuuesit kryesorë të marshimit për titullin.

 

Edhe sivjet e ka nisur në mënyrën më të mirë duke mbajtur Interin në krye, falë 11 golave që mund të kishin qenë më tepër nëse nuk do të kishte shpërdoruar rastet kur është paraqitur në pikën e bardhë.

SERIA A/ Nga Vlahoviç tek Lautaro, ja bomberat e 2021-shit (FOTO)