SPORT, 18 Korrik 2023, 18:08

Rrugët e tyre afër bashkimit? Luis Suarez në negociata me Inter Miamin e Messit

Rrugët e tyre afër bashkimit? Luis Suarez në negociata me Inter

Rrugët e Messit dhe Luis Suarezit janë afër takimit sërish në Miami. Sulmuesi uruguaian është duke negociuar largimin e tij nga Gremio, me të cilin ka edhe një vit e gjysmë kontratë, për t’iu bashkuar Inter Miamit.

Në fakt, po bëhet përparim në atë drejtim, pasi gazetari Gaston Edul i (Tyc Sports) ka avancuar dhe Relevo e ka konfirmuar.

Nëse do të zhbllokohej, Suarez do të shoqëronte Messin dhe Busquets, të cilët kanë mbërritur së fundmi në qytetin e Floridës, në një ekip që do të tërheqë vëmendjen tani e tutje në MLS.