SPORT, 29 Tetor 2022, 16:11

Shkëlqen sulmi i Kastriotit, krutanët mundin bindshëm Bylisin dhe i largohen fundit

Shkëlqen sulmi i Kastriotit, krutanët mundin bindshëm Bylisin dhe

Kastrioti ka dhënë sot një provë force përballë Bylisit në javën e 10-të të Superiores, duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj ballshotëve me shifrat 3-0, që e largon nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Skuadra krutane ka dominuar në lojën e saj dhe ia ka dalë të gjejë avantazhin që në pjesën e parë me penalltinë e Morbek (36'), që prodhoi shumë polemika e tension edhe në tribuna.

Në të dytën erdhën golat me Selmanin (56')  dhe përsëri sulmuesin brazilian Morbek (80'), duke vulosur shifrat 3-0.

Fitorja qetëson Kastriotin, teksa zhyt më shumë Bylisin i cili e sheh veten në zonën e ftohtë të klasifikimit.