TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Atalantës në Bergamo, me kampionët në fuqi të Italisë që lënë pikë që në javën e dytë të Serisë A.
Sfida nisi mirë për vendasit, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 29’ me Malinovskin.
Pjesa e dytë foli më shumë për kuqezinjtë të cilët ishin më kërkues dhe arritën të barazonin me Benaser (68').
Gjithashtu, ata kishin dhe një rast mjaft të mirë me Origin, por Gjimshiti bëri heroin duke larguar topin dhe duke marrë një goditje në këmbë nga belgu. Kjo gjë bëri që ai të linte fushën e lojës i dëmtuar, gjë që dukej serioze.
Të dyja skuadrat ndahen me nga katër pikë pas javës së dytë, me Milanin që javën e ardhshme do të presë në shtëpi Bolonjën.
Kjo e fundit gjithashtu një barazim 1-1 përballë Veronës në shtëpi.