SPORT, 4 Nëntor 2022, 21:46

Roma apo Lacio? Zbulohet për kë ekip rreh zemra e kryeministres italiane

Roma apo Lacio? Zbulohet për kë ekip rreh zemra e kryeministres

Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, do të bëjë tifo për Romën në derbin e kësaj të diele. Këtë e ka konfirmuar motra e kryeministres, Arianna Meloni.

Ajo ka rrëzuar mitin se Giorgia është mbështetëse e Lacios, pasi në të vërtetë zemra e saj rreh për verdhekuqtë.

“Në shtëpi vetëm mamanë e kemi bardhekaltër ndërsa tani janë edhe vajzat e mija sepse bashkëshorti im Francesco Lollobrigida është tifoz i zjarrtë i Lacios. Unë dhe Giorgia jemi me Romën”, thekson Arianna Meloni.