TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, në konferencën për mediat ka folur edhe për tërheqjen nga futbolli të Zherard Pike.
Guardiola është shprehur se ka qenë një nder të ishte trajneri i tij në periudhën kur ishte tek Barcelona. Ndër të tjera, ish tekniku katalanas u shpreh se ai është një njeri i pabesueshëm dhe i uroi të gjitha të mirat.
“Ishte një nder të isha trajneri i tij, me Pike kaluam katër vite të paharrueshme së bashku. Ai ka qenë lojtar për ndeshjet e mëdha, nuk ka humbur kurrë një ndeshje të madhe dhe ka luajtur gjithmonë mirë kundër ekipeve të mëdha, të gjitha skuadrat kanë nevojë për këtë lloj lojtari.
Ai ka fituar gjithçka, si me Barçën ashtu edhe me Spanjën. Ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer në Barcelonë, i uroj atij, nga dashuria që kam për të, të gjitha të mirat për të dhe familjen e tij.
Ai është një qenie njerëzore e pabesueshme, me shumë personalitet. Koha kalon për të gjithë dhe padyshim e ardhmja e tij do të jetë e ndritshme sepse është një djalë shumë i zgjuar”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës.