SPORT, 4 Nëntor 2022, 13:59

FOTO/ Largimi nga futbolli i Pikesë, Rei Manaj mesazh për mbrojtësin e Barcelonës

FOTO/ Largimi nga futbolli i Pikesë, Rei Manaj mesazh për

Lajmërimi i largimit nga futbolli i luajtur nga ana e Zherard Pike, surprizoi çdo ndjekës të futbollit.

Së fundmi për këtë lajm ka reaguar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, i cili ka deklaruar se ndihej i lumtur që kanë luajtur së bashku te Barcelona:

“I lumtur që kam mundur të luaj së bashku me ty! Të uroj shumë fat për të ardhmen!”, shkroi Rei Manaj, i cili aktualisht aktivizohet me Uotfordin në Championship.

FOTO/ Largimi nga futbolli i Pikesë, Rei Manaj mesazh për

25-vjeçari lushnjar ka qenë pjesë e Barcelonës B nga sezoni 2019/2020, ku gjatë fazës përgatitore kishte mundësi të aktivizohej me ekipin e parë duke qenë protagonist me gola.