SPORT, 17 Tetor 2024, 14:40

Rikuperimi i Brojës, Dr.Rajpal Brar tregon gjendjen e sulmuesit kuqezi

Rikuperimi i Brojës, Dr.Rajpal Brar tregon gjendjen e sulmuesit kuqezi

Tifozët e Everton dhe të Shqipërisë presin me padurim rikthimin në fushë të Armando Brojës, i cili mungon prej javësh për shkak dëmtimi. Rreth kësaj çështje ka folur fizioterapisti dhe shkëncëtari i sportit, Dr.Rajpal Brar.

“Puna e tij e përditshme do të jetë një kombinim i progresit në stërvitje, progresit në forcë dhe gjendjen fizike si dhe trajtim për të kuruar ndonjë dhimbje apo mosfunksionim në tendinin e Akilit apo zona të tjera.

Çelësi për të shmangur të papritura të pakëndshme është kthimi gradual dhe metodik te programi i lojës. Ai është ende disa javë larg kthimit në stërvitje të plotë me ekipin dhe objektivi i radhës do të ishte që të kthehej në fushën me bar për punë individuale”, tha ai.