TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani ka lënë pas krizën e rezultateve në Serinë A dhe sot, ndaj Atalantës (2-0), ka siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u kthyer përsëri bindës në garën për vendin e dytë, pasi Napoli tashmë është i pakapshëm drejt titullit.
Kuqezinjtë kanë fituar me shifrat 2-0, duke dominuar plotësisht përballë bergamaskëve të cilët nuk u paraqitën thuajse asnjëherë përpara Menja. Goli i avantazhi erdhi pasi shtylla ktheu predhën e Teo Hernandez në shpinën e Muso dhe në rrjetë e më pas çdo gjë ishte e thjeshtë për vendasit.
Kuqezinjtë provuan edhe disa herë të tjera të shënonin, të ndalur nga portieri i miqve. Por në fund edhe ai u dorëzua përpara goditjes së Mesias, i cili dyfishoi rezultatin për ekipin e tij që mori tre pikë të arta për klasifikimin, duke mbajtur larg për më tepër një rivale direkte për zonën e Ligës së Kampioneve.
MILAN-ATALANTA 2-0
25′ (ag) Muso, 86′ Mesias