SPORT, 27 Shkurt 2023, 09:07

Java e blofeve të mëdha, tifozët shohin mrekulli në çdo kategori

Java e blofeve të mëdha, tifozët shohin mrekulli në

Shqipëria prodhon pak ngjarje të bujshme. Fjala vjen, janë po të njëjtët drejtues politikë prej tri dekadash, janë po të njëjtët presidentë federatash prej shumë vitesh, pothuajse po të njëjtët presidentë klubesh, po e njëjta histori me emigracionin masiv nga vendi dhe shpesh po e njëjta frekuencë skandalesh me korrupsionin apo me krimin.

Surprizat e mëdha na i sjell futbolli: ndonjëherë për mirë, ose ndonjëherë për keq. Këtë javë ndodhi një mrekulli e vërtetë: skuadrat e fundit të tabelës mundën pretendentët për titull.

Vëreni me kujdes: Kukësi mundi të premten Partizanin 1-0, Kastrioti mposhti Vllazninë në Shkodër 1-0 dhe Teuta fitoi me kampionët e Tiranës në “Air Albania” me rezultatin 2-0. Çfarë surprize!

Madje po ta hedhësh shikimin në kategoritë inferiore befasitë nuk kanë të sosur dhe një sportdashës asnjanës, do të mrekullohej teksa dotë shihte Elbasanin që barazonnë shtëpi 1-1 me Pogradecin, që mbeti me 9 lojtarë që nëminutën e 5-të në Kategorinë e Dytë… Turbina e vendit të fundit mund Korabin pretendent, ndërsa qershia mbi tortëe blofeve të mëdha të kësajjave në Kategorinë e Parë ishte Dinamo, që u mund në shtëpi nga Tomori me 10 futbollistë.

Dikur ndonjë i pasionuarpas basteve mund të bëntenamin me kaq shumë blofebrenda një jave në futbollin shqiptar, por për fat në Shqipërinuk ka më baste.

Qeveria shqiptare, që ecën nga fitorja nëfitore, e ka prioritet luftënndaj kumarit dhe ndërkaq edhefederata shqiptare, që shquhetpër luftën ndaj trukimit tëndeshjeve, ka arritur të bindëpublikun shqiptar se futbolli savjen dhe bëhet më i pastër.