SPORT, 22 Dhjetor 2021, 23:43

Reali marshon i qetë drejt titullit, mjaftojnë shtatë minuta ndaj Atletik Bilbaos

Reali marshon i qetë drejt titullit, mjaftojnë shtatë minuta ndaj

Reali i Madridit ia ka dalë të fitojë edhe pse mes vuajtjesh ndeshjen në transfertë ndaj Atletik Bilbaos me rezultatin 1-2.

Madrilenët në fakt bënë një start fantastik teksa në harkun e shtatë minutave të para të sfidës, gjetën dy herë rrugën e rrjetës me anë të Karim Benzema.

Megjithatë, vendasit qëndruan në lojë dhe nuk u shpërqëndruan, madje në minutën e 10-të shkurtuan diferencat me anë të Sancet.

Pas kësaj ndeshje, "Los Blancos" ruajnë kryesimin e La Ligas, teksa janë në kuotën e 46 pikëve, tetë më shumë se Sevilja e vendit të dytë, ndërsa nga ana tjetër, Atletik Bilbao mbetet në vendin e 10-të me 24 pikë.