TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lacio dhe Bolonja e kanë mbyllur me fitore vitin 2021 në Serinë A. Në javën e 19-të, ekipi i Sarrit mposhti me rezultatin 3-1 në transfertë Venecian, ndërsa në ndeshjen tjetër Bolonja po në transfertë mposhti Sasuolon me rezultatin 3-0.
Ishte Pedro që hapi siparin e golave për Lacion që në minutat e para të takimit më anë të Pedros. Sulmuesi spanjoll konfirmoi edhe njëherë formën e mirë që po kalon në drejtimin e Sarrit. Megjithatë, Forte baraspeshoi gjithçka për Venezian duke e mbyllur edhe pjesën e parë në 1-1.
Avantazhin për herë të dytë Lacios ia dha Açerbi në fillimin e pjesës së parë, ndërkohë që takimin e vulosi në fundin e takimit Luis Alberto duke vendosur edhe rezultatin final 3-1.
Portieri Thomas Strakosha sërish titullar, ndërsa mungoi mbrojtësi Hysaj, i cili është i dëmtuar dhe kthehet në janar përballë Empolit.
Bolonja zhvilluar një ndeshje gati perfekte ndaj Sassuolos. Ekipi i Mihajlovic kaloi në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë me anë të Orsolinit dhe Hikej. Golin e tretë e shënpoi Santander pak minuta përpara se arbitri të sinjalizonte përfundimin e takimit.
Lacio ngjitet në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Venecia me 17 pikë. Bolonja ngjitet në vendin e dhjetë me 27 pikë, tri më shumë se Sasuolo e vendit të 12-të.