SPORT, 4 Shtator 2022, 17:58

Trajneri i Partizanit, Kolela: Jam i kënaqur me pikët, por jo me lojën, gabova me zëvendësimet

Trajneri i Partizanit, Kolela: Jam i kënaqur me pikët, por jo me

Partizani është lideri i Superiores në këtë sezon, ndërsa demat kryesojnë me pikë të plota pas tri ndeshjesh, ndërsa ditën e sotme mposhtën minimalisht 1-0 skuadrën e Bylisit.

Por përveç pikëve, trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, nuk është i kënaqur me lojën që zhvilluan të tijtë në fushën e blertë, ndërsa thekson gjithashtu për “Oversport” se sot gaboi me zëvendësimet.

 “Unë nuk kam ndryshuar asgjë. Jam i kënaqur për nëntë pikët, por sot kemi zhvilluar një ndeshje shumë të keqe. Nuk më ka pëlqyer asgjë. Nuk më pëlqeu ndeshja, skuadra. Nuk bëmë një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë ishim deri diku mirë, ndërsa pjesa e dytë nuk më ka pëlqyer fare.

Skuadra vuan në fund? Sot bëra një gabim unë me zëvendësimet. Nuk ka rëndësi nëse i bën më shpejt apo më vonë. Skema e golit? I provojmë këto gjëra në stërvitje, por duhet të përmirësohemi edhe këto gjëra.

Pse nuk je i kënaqur nga ndeshja? Në pjesën e dytë nuk më pëlqeu asgjë. Nuk është faji i skuadrës. Është faji im, sepse unë e menaxhoj këtë skuadër. Sot ekipi nuk ishte mirë dhe sigurisht që edhe unë kam përgjegjësinë kryesore.

E njëjta veshje, jeni supersticioz? Jo, për mua kush është supersticioz është injorant. Gabova unë me zëvendësimet, por janë gjëra që duhet ti shohim. Nëse skuadra nuk luan mirë edhe trajneri nuk ka punuar mirë. Gjërat janë të lidhura. Kur skuadra luan mirë, trajneri punon mirë dhe e kundërta”, ka thënë tekniku i Partizanit.