TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Empoli ka filluar punën për sezonin. Presidenti i Klubit, Fabrizio Corsi i ka idetë e qarta për merkaton në hyrje dhe në dalje.
Sicc raportojnë mediet italiane, numri një i Empolit dëshiron të konfirmojë për sezonin tjetër futbollistin shqiptar, Kristjan Asllani, teksa do pranonte largimin e tij vetëm në rast të ndonjë oferte të parezistueshme.

Qëndron ndryshe situata për Nedim Bajramin. Bajrami me siguri do të lërë Empolin, për t’u bërë pjesë e ndonjë skuadre të madhe. Shitja e lojtarit kuqezi do t’i siguronte klubit një shumë të kënaqshme parash, të mjaftueshme për të bërë ndonjë afrim të rëndësishëm.