SPORT, 1 Qershor 2022, 15:02

Zyrtare/ Nuk ka më dyshime, Pol Pogba e mbyll me Mançester Junajtid

Zyrtare/ Nuk ka më dyshime, Pol Pogba e mbyll me Mançester Junajtid

Tashmë është zyrtare, Pol Pogba nuk do të jetë më pjesë e Mançester Junajtid nga sezoni i ardhshëm.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i “Djajve të Kuq” me anë të një komunikate në sajtin e saj ku njofton “divorcin” me yllin francez.

Mesfushori francez është aktivizuar gjithsej në të gjitha kompeticionet në 226 ndeshje ku ka shënuar 39 gola dhe duke dhënë 51 asiste.