TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Egnatia do të luajë përsëri në Kategorinë Superiore. Rrogozhinasit fituan në shtëpinë e tyre 2-0 ndaj Korabit në finalen për pjesëmarjen në elitën e futbollit shqiptar. Përfundon këtu aventura e dibranëve.
Egnatia shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Të parin në minutën e 16-të. Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Delarzh, i cili me një gjuajtje të fortë çon sferën në rrjetë.
Dibranët u përpoqën të barazonin në fillimin e pjesës së dytë, por të paqartë në fazën konkluduese. Për të ardhur në minutën e 80-të, teksa ka penallti për Egnatian. Andoni rrëzon në zonë Ademin dhe për Hamitin nuk ka dyshime, 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk fal Xhekson.