SPORT, 1 Qershor 2022, 14:45

Pronari i ri i Milanit ka gati dhuratën e parë në merkaton e verës

Pronari i ri i Milanit ka gati dhuratën e parë në merkaton e

“RedBirds” tashmë është në krye të klubit të Milanit.

Sot në në mëngjes gjithçka u bë zyrtare dhe duket se ka ardhur dhe drita jeshile për lëvizjen e parë në merkato. Milanit është fiksuar për të transferuar sulmuesin italian, Nicolo Zaniolo të Romës dhe për këtë gjë kanë gati formulën e duhur.

Sulmuesi 22-vjeçar italian nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me ekipin kryeqytetas dhe kjo merkato verore shihet si momenti ideal për ta realizuar këtë goditje.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani ka gati ofertën në drejtim të Romës për ish-lojtarin e Interit. 25 milionë euro plus kartonin e Alexis Saelemaekers për të bindur Romën.