SPORT, 31 Maj 2022, 19:46

Të gjithë duan Vrionin për sulmin, në garë edhe klubi holandez

Të gjithë duan Vrionin për sulmin, në garë edhe klubi

Xhakomo Vrioni ka mbyllur një sezon super në Austri, duke shënuar 19 gola në kampionat me fanellën e Tirol.

Sulmuesi mori “Këpucën e Artë” si shënuesi më i mirë, sikurse edhe Karim Adeyemi që realizoi në njëjtin numër golash si shqiptari.

Për Vrionin raportohet se janë shumë klube që e duan dhe Juventusi do për të 4 milionë euro.

Anderlecht, Beshiktas e Getafe janë tre prej klubeve të lakuara, ndërkohë që në listë është shtuar edhe Groningen në Holandë.